Ekip
10 Korrik 2016•Përditësim: 10 Korrik 2016
JUBA (AA) – Luftimet në kryeqytetin e Sudanit të Jugut vazhduan edhe të dielën ndërsa forcat besnike të presidentit Salva Kiir dhe zëvendëspresident Riek Machar u përleshën për të tretën ditë radhazi, raporton Anadolu Agency (AA).
Përleshjet e reja kanë shkaktuar reagimin e faktorit ndërkombëtar i cili përmes telefonatave të bëra ka kërkuar nga palët që të përmbahen.
Eskalimi i fundit i dhunës vjen vetëm dy muaj pas formimit të qeverisë kalimtare të unitetit kombëtar, e cila duhejt ti jepte fund luftës mbi dy vjeçare të përgjakshme civile të kombit më të ri në botë.
Shefi i stafit të ushtrisë së Sudanit të Jugut, gjeneral Paul Malong Awan për Anadolu Agency tha se ushtria ishte në dijeni të "elementeve anti-paqësore", të cilët planifikonin të shtyjnë vendin përsëri drejt konfliktit.
"Ushtria Çlirimtare Popullore e Sudanit (SPLA) nuk do të tolerojë aktivitete të tilla dhe do të veprojë në përputhje me ligjin për të mbrojtur civilët", tha gjenerali Awan.