Mücahit Oktay
27 Gusht 2020•Përditësim: 27 Gusht 2020
Një amerikan nga Florida i cili u dënua për vrasje dhe përdhunim, dhe kaloi 37 vjet në burg, u gjet i pafajshëm nga analiza e ADN-së, raporton Anadolu Agency (AA).
Prokurori shtetëror i Hillsborough, Andrew Warren u tha gazetarëve se analiza e ADN-së zgjidhi rastin e Robert Duboise, i cili u dënua në 1983 me 37 vjet burg për përdhunimin dhe vrasjen e 19-vjeçares Barbara Grams.
Warren e karakterizoi këtë rast si shumë të dhimbshëm dhe tragjik. Ai tha se provat, që mendohej të jenë humbur, konfirmuan që 55-vjeçari Robert Duboise nuk e kreu krimin në vitin 1983, dhe tha se e vërteta u zbulua si rezultat i rishqyrtimit të provave të ADN-së, si pjesë e "Projektit të Pafajësisë" të New York-ut.
"Në vitin 2016, premtova të formojmë një Njësi për shqyrtimin e dënimit për të hetuar aktvendimet e dyshimta. Sot filluam procesin e lirimit të një personi të dënuar me 37 vjet burg për një vrasje që ai nuk e bëri, ndërsa ne po fillojmë kërkimin për vrasësin e vërtetë", tha Warren.
Gazeta lokale në Florida lajmëroi se Robert Duboise, i cili u gjykua për një krim që nuk e kreu, së pari u dënua me vdekje në vitin 1983, por gjykatësi më vonë e ndryshoi dënimin me burg të përjetshëm.