Hakan Çopur
09 Shkurt 2019•Përditësim: 10 Shkurt 2019
WASHINGTON (AA) - I dërguari i lartë amerikan për Afganistanin, Zalmay Khalilzad, theksoj se shpresojnë të arrijnë në një rezultat në negociatat mes qeverisë afgane dhe talebanëve para zgjedhjeve që do të zhvillohen më 20 korrik, raporton Anadolu Agency (AA).
Khalilzad i cili foli në Institutin Amerikan për Paqe, vlerësoi këndvështrimin amerikan ndaj negociatave që po vazhdojnë në Afganistan.
"Nëse mund të arrijmë marrëveshje paqësore para zgjedhjeve (që do të zhvillohen më 20 korrik) do të ishte mirë për Afganistanin", tha ai.
"Nëse nuk mund të avancojmë në bisedimet e paqes, zgjedhjet përsëri do të zhvillohen dhe ne do të mbështesim të gjitha përgatitjet që zgjedhjet të zhvillohen në mënyrë të shëndetshme", u shpreh Khalilzad.
Ai gjithashtu duke shprehur mendimin se talebanët ende nuk janë të gatshëm për një armëpushim të përhershëm, tha se kjo periudhë është ndër temat kritike mes palëve.
Një delegacion i politikanëve afganë dhe përfaqësuesit talebanë këtë javë mbajtën një takim dyditor në kryeqytetin rus, Moskë, për të arritur paqen në Afganistan.