Mustafa Keleş
26 Gusht 2017•Përditësim: 26 Gusht 2017
NJU JORK (AA) - Ushtria e SHBA-ve njoftoi se Koreja e Veriut ka lëshuar tre raketa balistike me rreze të shkurtër, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të publikuar nga komanda amerikane e paqësorit njoftohet se kanë rezultuar të pasuksesshme të tre testimet e raketave balistike me rreze të shkurtër që Koreja e Veriut ka kryer nga rajoni Kangwon, ku dy prej raketave kanë shpërthyer në ajër, ndërsa njëra menjëherë pas lëshimit.
Ndër të tjera në deklaratë thuhet se gjatë testimeve ushtria amerikane me ushtrinë e Koresë së Jugut ndodheshin duke kryer një stërvitje të përbashkët ushtarake në rajon.
Pavarësisht se është deklaruar se stërvitja e përbashkët mes SHBA-ve dhe Koresë së Jugut është me qëllim mbrojtjeje, Koreja e Veriut mbron idenë se stërvitjet janë përgatitje për sulm kundër saj.
Ndër të tjera në deklaratë bëhet e ditur se raketat e përdorura nuk përbënin rrezik kundrejt SHBA-ve.
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) zbaton sanksione kundër Koresë së Veriut që prej viti 2006 e deri tani për shkak të aktiviteteve të saj nukleare.