Ekip
30 Shtator 2017•Përditësim: 01 Tetor 2017
WASHINGTON (AA) – Presidenti i SHBA-së Donald Trump, në vitin fiskal 2018 do të lejojë që në vendin e tij të hyjnë maksimalisht 45 mijë refugjatë, që paraqet numrin më të vogël në dekadat e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Trump nënshkroi memorandumin dhe njoftoi vendimin mbrëmjen e së premtes. Shtëpia e Bardhë thotë se Trump ka aplikuar një "qasje të përgjegjshme dhe humanitare" duke argumentur se reduktimi është i nevojshëm për të mundësuar kontroll më të detajuar të aplikantëve.
Në vitin fiskal 2016, Shtetet e Bashkuara pranuan 84 mijë e 995 refugjatë, ndërsa ish-presidenti Barack Obama donte ta rriste këtë shifër në 110 mijë në vitin 2017.
Trump vendosi kufizimin e migrimit në qendër të angazhimit të tij të politikës së jashtme.
Parashikohet që numri real i refugjatëve që do të shpërngulen në SHBA të jetë shumë më i ulët se 45 mijë.