Michael Hernandez
19 Dhjetor 2018•Përditësim: 19 Dhjetor 2018
WASHINGTON (AA) - SHBA-të po përgatiten të tërheqin forcat e tyre nga Siria verilindore, ku ajo ka punuar për të mposhtur grupin terrorist DEASH, transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke cituar individë anonimë të njohur mbi këtë çështje, Wall Street Journal raportoi se “ushtria amerikane ka njoftuar partnerët e saj në rajon për lëvizje në pritje”.
Shtëpia e Bardhë dhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesës së AA-së për të komentuar raportin.
Nëse është e vërtetë, raporti në mënyrë të drejtpërdrejt bie në kundërshtim me deklaratat e mëparshme të zyrtarëve të lartë të administratës Trump, përfshirë këshilltarin e sigurisë kombëtare, John Bolton, i cili këmbëngulte se SHBA-të do të mbanin prezencën ushtarake në rajon derisa forcat iraniane të largoheshin nga vendi.
Raporti pasoi pas një operacioni ushtarak në Sirinë verilindore të premtuar nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, kundër YPG/PKK-së.
SHBA-të kishin paralajmëruar kundër një operacioni të tillë, pasi ajo punon së bashku me SDF-në e udhëhequr nga YPG, e cila po lufton me DEASH-in në pjesën e fundit të mbetur të saj në Sirinë lindore.