Muhammed Bilal Kenasari
23 Janar 2017•Përditësim: 23 Janar 2017
WASHINGTON (AA) – Presidenti amerikan, Donald Trump, të dielën me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, ka realizuar një bisedë telefonike, ku kanë folur për marrëdhëniet amerikano-izraelite dhe vendosjen e sigurisë dhe stabilitetit në Lindjen e Mesme, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Trump dhe Netanyahu janë dakord që të jenë në kontakt të afërt lidhur me shumë çështje, duke përfshirë kërcënimin të cilin paraqet Irani. Trump ka thënë se në mënyrë të pakushtëzuar do të mbështesin sigurinë e Izraelit dhe se një nga prioritetet e administratës së tij do të jetë lufta kundër DEASH-it dhe organizatave të tjera radikale”, theksohet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.
Liderët biseduan edhe për çështjen e marrëdhënieve mes Palestinës dhe Izraelit, ndërsa Trump konsideron se zgjidhja e vetme e çështjes është dialogu mes dy vendeve, duke paralajmëruar në këtë drejtim përpjekjet e SHBA-ve.
Hamas paralajmërim kundër zhvendosjes së ambasadës amerikane
Në zyrtar i lartë i Hamasait ka paralajmëruar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, kundër zhvendosjes së planifikuar të ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem, që sipas tij do të dëmtonte stabilitetin rajonal.
Në një deklaratë të postuar në ueb faqen e Hamasit, Moussa Abu Marzouq shkruan: “Zhvendosja e ambasadës së SHBA-ve në Jerusalem do të paraqesë shtim të rrezikut."
Abu Marzouq ka kritikuar deklaratën e Trumpit dhe ndihmësve të tij për të cilat ka thënë se “nuk i shërbejnë stabilitetit në rajon, por as SHBA-ve."
Presidenti i ri amerikan kishte premtuar gjatë fushatës së tij elektorale, zhvendosjen e ambasadës së SHBA-ve nga Tel Avivi në Jerusalem, pavarësisht ngurrimit të administratave paraprake demokrate dhe republikane për ta bërë këtë.
Tendencat e Trumpit mbi Palestinën “do të inkurajojnë izraelitët të orientohen drejt ekstremizmit”, paralajmëroi Abu Marzouq, grupi i të cilit qeveris Rripin e Gazës.
Sipas ligjit të vitit 1995 për ambasadën në Jerusalem, SHBA-të planifikojnë zhvendosjen e ambasadës së saj nga kryeqyteti izraelit Tel Aviv në Jerusalem, por ligji në fjalë që prej 21 vitesh, në periudhat e presidentëve Bill Clinton, George W. Bush dhe Barack Obama shtyhej në çdo 6 muaj me arsyetimin e "sigurisë kombëtare".