Hakan Çopur
06 Korrik 2016•Përditësim: 07 Korrik 2016
WASHINGTON (AA) - Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, John Kirby se janë duke ndjekur me shqetësim njoftimet e qeverisë izraelite në lidhje me vendbanimet e reja në rajonet Jerusalemi Lindor dhe Bregu Perëndimor, raporton Anadolu Agency (AA).
Kirby, në konferencë për shtyp, ka folur në lidhje me njoftimin e qeverisë izraelite se do të ndërtohen 800 vendbanime të reja në tokat palestineze. "Jemi të shqetësuar nga plani për ndërtimin e vendbanimeve të reja në Jerusalemin Lindor dhe Bregun Perëndimor dhe rregullimin e tokave për përdorimin nga më shumë izraelitë", tha Kirby.