Muhammed Bilal Kenasari
12 Prill 2016•Përditësim: 12 Prill 2016
WASHINGTON (AA) – Në demonstratat që u mbajtën para godinës së Kongresit në kryeqytetin e SHBA-ve, Washington, kundër lidhjeve të grupeve politike, parave dhe interesit, u arrestuan rreth 400 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Demonstruesit të cilët u tubuan para godinës së Kongresit dhe që përfaqësonin grupin e quajtur “Pranvera e demokracisë”, mbanin pankarta me mbishkrime: “Mos e fut paranë në politikë”, “Secili ka të drejtë vote”.
Një nga organizatorët e demonstratës, Kai Newkirk, në deklaratën e tij për media e kritikoi mënyrën se si demokracia perceptohet në SHBA.
“Qeveria jonë është nën kontrollin e grupeve të pasura të interesit. Ndërsa Kongresi hesht sa i përket kësaj. Ne sot themi se kjo nuk do të vazhdojë kështu”, tha ai.