Bekim Laci
12 Prill 2016•Përditësim: 12 Prill 2016
PRISHTINË (AA) - Presidenti i Konfederatës Zvicerane, Johann N. Schneider-Ammann, ka uruar Hashim Thaçin me rastin e zgjedhjes së tij në postin e presidentit të Republikës së Kosovës, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Në letrën e tij, presidenti Johann N. Schneider-Ammann ka thënë se Zvicra dhe Kosova ndajnë interesa të përbashkëta, veçanërisht për sa i përket stabilitetit dhe prosperitetit të Ballkanit Perëndimor", thuhet në njoftimin nga kabineti i Thaçit.
“Zvicra dhe Kosova janë të lidhura me lidhje të ngushta njerëzore dhe gëzojnë marrëdhënie miqësore. Dy shtetet tona gjithashtu ndajnë interesa të përbashkëta, veçanërisht për sa i përket stabilitetit dhe prosperitetit të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në urimin e presidentit të Konfederatës Zvicerane.
Johann N. Schneider-Ammann ka nënvizuar se Zvicra është e përkushtuar për këto objektiva të rëndësishme dhe mbetet e angazhuar në Kosovë dhe në rajon përmes një game të gjerë të bashkëpunimit për zhvillim dhe të programeve për paqe.