Kasım İleri
12 Shtator 2020•Përditësim: 13 Shtator 2020
Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 197.473, me 1.128 vdekjet e shënuara në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
SHBA vazhdon të mbetet epiqendra e pandemisë së COVID-19 dhe vendi me numrin më të lartë të rasteve dhe viktimave.
Të dhënat nga faqja e internetit "Worldometer" tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur me 50.366 raste, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 6.639.386.
Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 3.918.000 të infektuar ndërsa numri i personave të testuar ka arritur në 90 milionë.
SHBA-ja ndiqet nga India dhe Brazili
Në renditjen e vendeve me më shumë raste SHBA-ja ndiqet nga India me 4.066.470 raste dhe Brazili me 4.283.978 raste.
Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me 755.714 raste të konfirmuara, që pasohen nga Teksasi me 686.471 raste dhe Florida me 658.381 raste.
Ndërkohë që New Yorku radhitet i pari me numrin më të lartë të vdekjeve, me gjithsej 33.109 viktima.