Islam Doğru
24 Dhjetor 2021•Përditësim: 26 Dhjetor 2021
Rritja mesatare ditore e rasteve me COVID-19 në javën e fundit në SHBA ka tejkaluar rritjen në muajt e verës kur varianti Delta i virusit shfaqi ndikimin më të madh të tij, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të përpiluara nga "Washington Post", rritja mesatare e 7 ditëve të fundit në vend për shkak të variantit Omicron është 168.981.
Ndërsa rritja mesatare ditore e rasteve në muajt e verës ku rastet e variantit Delta arritën kulmin kanë mbetur në jo më shumë se 165 mijë.
"Të dhënat e para tregojnë se varianti Omicron është më infektues se varianti i mëparshëm Delta", thuhet në lajmin në të cilin nënvizohet se numri i personave të shtruar në spital në muajin nëntor ka qenë 46 mijë ndërsa aktualisht është rreth 70 mijë.
Sipas të dhënave që CNN ka përpiluar nga sistemi i spitaleve dhe zyrtarët e shteteve, dje u njoftua se Omicron krahas 50 shteteve në vend është shfaqur edhe në kryeqytetin Washington DC dhe në Porto Riko, rajonin autonom të SHBA-së i cili është i pavarur në punët e brendshme.
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) të SHBA-së në një deklaratë më 21 dhjetor njoftoi se përhapja e variantit Omicron në rastet në vend është rritur 6 herë në javën e fundit dhe se përbën 73 për qind të rasteve.