Esra Taşkın
24 Dhjetor 2021•Përditësim: 24 Dhjetor 2021
Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar mbi 91.600 raste të reja me COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave nga Agjencia e Shëndetit Publik, në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 91.608 raste të reja, ndërsa për shkak të virusit kanë humbur jetën 179 persona.
Në spitale vazhdojnë trajtimin 16.060 persona, prej të cilëve 3.208 në kujdesin intensiv.
Në anën tjetër, ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran, në një deklaratë vuri në dukje se të dhënat e sotme për COVID-19 nuk janë të mira dhe tërhoqi vëmendjen se numri i rasteve ditore pozitive janë të dhënat "më të këqija" që janë regjistruar që nga fillimi i pandemisë.
Ministri Veran u shpreh se si në shumë vende edhe në Francë do të mbrojnë veten nga vala e variantit Omicron me dozën rikujtuese.