Kasım İleri
20 Maj 2020•Përditësim: 20 Maj 2020
Një avion F-35 i forcave ajrore amerikane u rrëzua në rajonin e Floridas të SHBA-së, transmeton Anadolu Agency (AA).
Baza e Forcave Ajrore Eglin në një kumtesë thekson se avioni i flotës së 58-të u rrëzua në ora 21:30 sipas kohës lokale gjatë një fluturimi rutinë dhe gjatë përpjekjes për të ateruar.
Piloti arriti të katapultohet ndërsa kanë filluar hetimet.
Javën e kaluar u rrëzua një avion F-22 Raptor i cili u nis nga baza e njëjtë.
Vëmendjen e publikut tërheq fakti se brenda një periudhe të shkurtër kohore në të njejtën bazë u rrëzuan dy avionë mjaft të shtrenjtë të forcave amerikane.