Ekip
28 Qershor 2016•Përditësim: 29 Qershor 2016
SAN FRANCISCO (AA) – Prodhuesi gjerman i automjeteve Volkswagen (VW) doemos do të duhet t’u paguajë konsumatorëve një shumë rekord prej rreth 13.6 miliardë euro (15 miliardë dollarë) për t’i tërhequr paditë, njoftuan burime nga media të ndryshme, transmeton Anadolu Agency (AA).
Marrëveshja do ta kushtojë VW rreth 4.5 miliardë euro (pesë miliardë dollarë) më shumë nga ajo që përflisnin mediat.
Njëherit, ky do të jetë edhe programi më i madh automobilistik i blerjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) si dhe skandali më i shtrenjtë në historinë e autoindustrisë.
Marrëveshja zyrtarisht do të bëhet sot në gjykatën në San Francisko. Vitin e kaluar, Agjencia për mbrojtjen e mjedisit jetësor shpalosi se automjetet e Volkswagen-it janë të pajisura me softuer i cili mashtron testet e emetimit të gazrave.