Bilgin S. Şaşmaz
07 Dhjetor 2016•Përditësim: 07 Dhjetor 2016
CHICAGO (AA) - Banorët e Chicago-s në SHBA kanë filluar të zbukurojnë shtëpitë, rrugët dhe rrugicat me ndriçime të ndryshme me anë të të cilave e kanë kthyer këtë vend në një festë dritash, raporton Anadolu Agency (AA).
Fillimet e zbukurimeve kanë nisur në të gjithë SHBA-në për festat e fundvitit, festa të cilat kanë shumë rëndësi për amerikanët.
Krahas zbukurimeve të shtetit federal dhe qeverive vendore, zbukurime bëjnë edhe individët. Amerikanët harxhojnë mijëra dollarë për zbukurime dhe dizajne interesante në shtëpitë dhe kopshtet e tyre. Si pasojë e zbukurmeve rrugët dhe sheshet e Chicago-s kanë marrë një pamje ndryshe.
Amerikanët garojnë me njëri tjetrin për të tërhequr vëmëndjen e fqinjëve. Me anë të zbukurimeve dhe dizajneve të ndryshme me drita ata përpiqen të gëzojnë vizitorët. Qytetarët amerikanë duke mposhtur të ftohtin dalin dhe vizitojnë shtëpi të njohura për ndriçimin e fundvitit.
Muaji dhjetor kalon si kohë festive në SHBA pasi njihet ndryshe dhe si 'sezoni i pushimit'.