Betül Yürük
04 Mars 2019•Përditësim: 06 Mars 2019
Së paku 22 persona kanë humbur jetën gjatë motit me stuhi dhe tornadove që kanë goditur shtetin federal amerikan Alabama, raporton Anadolu Agency (AA).
Situata më e rëndë është në jug të Alabamës, në vendin Lee County, në të cilin humbën jetën 22 persona.
Në mesin e të pësuarve ka edhe fëmijë, ndërsa dhjetëra persona të lënduar janë dërguar në spital.
Erërat e stuhishme kanë dëmtuar qindra objekte dhe shkulur pemë në këtë qytet.
Stuhia është përhapur edhe në pjesët jugperëndimore të shtetit federal amerikan Georgia, në të cilën po ashtu fluturonin çatitë nga shtëpia.
Shërbimet kompetente lëshuan paralajmërim se stuhia gjatë ditës mund të përhapet edhe në Florida dhe Karolinën e Jugut.
Presidenti amerikan, Donald Trump, në Twitter bëri thirrje që banorët e Alabamës të jenë të kujdesshëm dhe të strehohen në vende të sigurta.