Muhammed Bilal Kenasari
22 Janar 2016•Përditësim: 23 Janar 2016
WASHINGTON (AA) – Departamenti Amerikan i Shtetit ka aprovuar t’i shesë Irakut armë në vlerë prej 1.95 miliardë dollarë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Këto informacione i konfirmoi Agjencia për Siguri dhe Mbrojte e SHBA-ve, ndërsa bëhet fjalë për dërgesën e 33 mijë copë të raketave për avionët F-16, si dhe lloje të tjera të municionit dhe pajisje të ndryshme.
Vlera e përgjithshme e këtyre armëve kap shifrën prej 1.95 miliardë dollarë.