Hakan Çopur
22 Janar 2016•Përditësim: 22 Janar 2016
WASHINGTON (AA) - Raportohet se Shtëpia e Bardhë i ka dhënë autorizimin ligjor Departamentit Amerikan të Mbrojtjes (Penteganonit) për të luftuar kundër DAESH-it në Afganistan, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Departamentit të Amerikan të Mbrojtjes, Jeff Davis, në një deklaratë ka theksuar se është përgatitur rregullorja e nevojshme e cila i jep autorizim ligjor Pentagonit të luftojë me organizatën DAESH-Horasan, e cila operon në Afganistan si krahu i DAESH-it.
Sipas autorizimit ligjor të dhënë ndaj Pentagonit me "urdhër presidencial" nga presidenti amerikan Barack Obama, ushtarët amerikanë pas Sirisë dhe Irakut mund të ndërmarrin operacione ushtarake kundër DAESH-it edhe në Afganistan.