Mustafa Melih Ahıshalı
12 Dhjetor 2018•Përditësim: 13 Dhjetor 2018
STAMBOLL (AA) - Lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei, paralajmëroi popullin se "SHBA-të vitin e ardhshëm mund të kenë plan që të shkaktojnë luftë civile në Iran", transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas televizionit shtetëror të Iranit, Khamenei foli në aktivitetin e familjeve të ushtarëve që kanë humbur jetën në përleshjet në Siri si dhe në luftën Iran-Irak.
"Të gjithë të jeni të kujdesshëm. SHBA-të mund të ketë përgatitur një plan për vitin 2019", tha ai.
Khamenei tërhoqi vëmendjen në atë se SHBA-të kanë rritur presionin e tyre ndaj Iranit në dy vitet e fundit.
"SHBA-të planifikojnë që të shkaktojnë luftë civile duke shkaktuar ndarje në Iran me sanksionet ekonomike dhe problemet e sigurisë", u shpreh Khamenei.
Duke rikujtuar se administrata e Washingtonit në fillim të këtij viti, ai ka deklaruar se, "Regjimi i Iranit nuk do ta shohë 40 vjetorin e themelimit. Vera e ardhshme do të jetë e nxehtë për Iranin”, theksoi se "Vera e kaluar ishte ndër më të qetat. Populli iranian duhet të jetë i gatshëm. Amerikanët mund të bëjnë hile. Kanë thënë 2018, por mund të shkaktoi trazira në vitin 2019".