Hakan Çopur
24 Janar 2017•Përditësim: 24 Janar 2017
WASHINGTON (AA) – Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, ka deklaruar në lidhje me transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem se akoma nuk është marrë ndonjë vendim, raporton Anadolu Agency (AA).
“Akoma nuk kemi marrë një vendim në lidhje me të. Do të flasim me të gjitha palët relevante”, tha Spicer në konferencën e parë për media në Shtëpinë e Bardhë, pas inaugurimit të presidentit të ri Donald Trump.
Ai rikujtoi se presidenti ka shumë pak kohë që ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë prandaj siç tha, do të nevojitet kohë për disa vendime.
“Jemi në fillim të procesit të vendimmarrjes”, tha Sean.
Trump më parë për një gazetë izraelite tha se ai nuk është person i cili nuk përmbush premtimet e dhëna.
Ndryshe, Trump gjatë fushatës parazgjedhore premtoi transferimin e ambasadës nga Tel Avivi në Jerusalem, një deklaratë e cila ngjalli reagime dhe polemika të ashpra në botë.