Michael Hernandez
24 Janar 2017•Përditësim: 24 Janar 2017
WASHINGTON (AA) – Senati amerikan ka konfirmuar të hënën republikanin Mike Pompeo (53) për drejtor të ri të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), raporton Anadolu Agency (AA).
Në votimin e senatorëve, 66 votuan “pro”, që ishte më shumë se mjaftueshëm për konfirmimin e Pompeos, ndërsa të gjithë kundërshtarët që votuan kundër, ishin kryesisht senatorët demokratë, më të vetmin republikan që votoi kundër, senatori Rand Paul.
Pompeo është propozuar nga presidenti i ri i SHBA-ve, Donald Trump, ndërkohë që emërimi i tij ka ardhur në një kohë kur marrëdhëniet mes Shtëpisë së Bardhë dhe komunitetit të inteligjencës janë të acaruara.
Para inaugurimit Trump kritikoi komunitetin e inteligjencës pasi kishte sjellë konkluzionin se presidenti rus Vlladimir Putin ka urdhëruar sulme kibernetike mbi Partinë Demokratike në mënyrë që të përkrah rrugën e Trumpit drejt Shtëpisë së Bardhë.
Në mënyrë që të zgjidhen mosmarrëveshjet, Trump të shtunën vizitoi CIA-n ku premtoi se do të përkrah punën e saj.
Disa senatorë kanë shprehur shqetësimin se zgjedhja e Pompeos për drejtor të agjencisë qeveritare do të mund të lejojë përdorimin e teknikave të caktuara të marrjes në pyetje të cilat llogariten si torturë.