Nuri Aydın
14 Prill 2022•Përditësim: 15 Prill 2022
Zjarret që shpërthyen në shtetin amerikan të New Mexico-s javën e kaluar shkaktuan dëme prej të paktën 13 mijë dynymë tokë, raporton Anadolu Agency (AA).
Zjarret shpërthyen në pesë lokacione në New Mexico më 6 prill dhe të ndihmuar nga era u përhapën shpejt. Zjarret ende nuk janë vënë nën kontroll.
Një sipërfaqe prej të paktën 13 mijë dynymë në atë shtet u dogjën ndërsa në Ruidos, që është më i prekuri, 2 persona humbën jetën.
Në Ruidos, një zonë më e madhe se 5.000 dynymë u dogj dhe zjarri ende nuk është vënë nën kontroll. Dëmet janë shkaktuara në rreth 200 ndërtesa.
Rreth 4.000 persona u evakuuan për shkak të zjarrit dhe u shpall gjendja e jashtëzakonshme. Në zonat në të cilat janë dëmtuar largpërçuesit mësimi është ndërprerë.
Rreth 1.600 zjarrfikës dhe staf mbështetës ndodhen në terren dhe dy helikopterë po ndihmojnë në ndërhyrje.
Ende nuk dihet shkaku i zjarreve.