Ekip
27 Shtator 2017•Përditësim: 27 Shtator 2017
KABUL (AA) – Sektetari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg kanë mbërritur të mërkurën në mëngjes në një vizitë të paparalajmëruar në Afganistan, raporton Anadolu Agency (AA).
Kjo është vizita e parë e dy shefave kryesorë perëndimorë të Mbrojtjes, që nga shpallja e strategjisë së re amerikane për Afganistanin të cilën në muajin gusht e njoftoi presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.
Stoltenberg dhe Mattis po "vizitojnë udhëheqësinë afgane dhe trupat", thuhet në një deklaratë të misionit të NATO-s në atë vend.
Një ditë më parë, Mattis dhe kryeministri i Indisë, Narendra Modi, bashkëbiseduan në New Delhi për mënyrat e përmirësimit të bashkëpunimit në mbrojtje përfshirë edhe planin e Trumpit që India të marrë rol më të madh për arritjen e paqes dhe stabilitetit në Afganistan.
Për herë të fundit Mattis vizitoi Afganistanin në prill të këtij viti ku bëri vlerësimin e situatës atje, në mënyrë që të këshillojë Trumpin për shtimin e numrit të ushtarëve amerikanë.