Riyaz ul Khaliq
24 Shtator 2019•Përditësim: 25 Shtator 2019
Shefja ekzekutive e Hong Kongut, Carrie Lam, ka deklaruar se pas më shumë se tre muaj protesta në vend është “një mrekulli që nuk pati aksidente të mëdha”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Lam u tha gazetarëve se protestat e vazhdueshme përbëjnë një “proces shumë të zgjatur dhe të përmbushur me pasiguri dhe paparashikueshmëri”, duke shtuar se policia ka qenë “duke kaluar një periudhë shumë të vështirë”.
“Fakti që pas tre muajsh ne nuk kemi parë incidente të mëdha në Hong Kong nga standardet botërore, kjo është një mrekulli”, tha Lam.
Në Hong Kong, një rajon autonom nën kontrollonin e Kinës që nga viti 1997 po zhvillohen protesta të vazhdueshme kundër autoriteteve lokale që kur qeveria e Lam-it prezantoi ndryshime në projektligjin e ekstradimit.
Projektligji është tërhequr plotësisht. Shumë protestues janë arrestuar ndëra shumë të tjerë janë plagosur, siç thuhet, për shkak të policisë e cila nga protestuesit akuzohet për brutalitet.
“Unë nuk mund t’ju them juve, sepse bëhet fjalë për në terren. Nuk është për mua, jam larg nga komandanti, të jem në gjendje të gjykoj. Lëri ata të vendosin çfarë të bëjnë. Ne duhet të kemi besim te forcat dhe komandantët në trajtimin e situatave të tilla të ndryshme”, u përgjigj Lam në një pyetje lidhur me rrezikun e zbatimit të ligjit në humbjen e kontrollit me kalimin e kohës.
Ndërkohë, e përditshmja ‘South China Morning Post’ raportoi se qeveria ka shpenzuar rreth 7.4 milionë dollarë të Hong Kongut (898 mijë dollarë amerikanë) për reklama globale për të siguruar vizitorët dhe investitorët se rajoni është i sigurt për udhëtime dhe biznes.
Reklamat qeveritare, të cilat u shfaqën në gazeta të ndryshme ndërkombëtare dhe media të tjera, siguruan të huajt se ata janë “të vendosur për të arritur një zgjidhje paqësore, racionale dhe të arsyeshme”. Ato poashtu theksuan se Hong Kongu mbetet “një shoqëri e sigurt, e hapur, mikpritëse, kosmopolite dhe një ekonomi e lidhur ndërkombëtarisht, e gjallë dhe dinamike”.
Që nga fillimi i qershorit kur protestat u nxitën, demonstruesit poashtu kanë gjeneruar mbi 30 milionë fonde HKD (3.8 milionë dollarë) për të zhvilluar fushata paralele.