Sevgi Ceren Gökkoyun
24 Shtator 2025•Përditësim: 25 Shtator 2025
Sheshi "Times Square" i New Yorkut priti shijet e Anadollit të martën në mbrëmje, ku vizitorëve iu shpërndanë simite dhe çaj turk në kuadër të projektit të nisur me mbështetjen e zonjës së parë të Turqisë, Emine Erdoğan, raporton Anadolu.
Iniciativa, e drejtuar përmes agjencive të zhvillimit të Turqisë në kuadër të Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë, synonte të promovonte traditat kulinare turke jashtë vendit.
Vizitorëve të mbledhur rreth stendës iu shërbyen ushqimet tradicionale të mëngjesit, të cilat organizatorët i përshkruan si simbole të mikpritjes dhe dhuratës në kulturën anadollase.
Banderola në event mbanin mesazhe të tilla si "Liga e Kampionëve e Mëngjesit: Çaj Turk dhe Simit" dhe "Në Turqi, çdo derë i përshëndet mysafirët me çaj turk që ngroh zemrën".