Hülya A. Gündüzalp
18 Dhjetor 2015•Përditësim: 18 Dhjetor 2015
WASHINGTON (AA) - Rreth 30 shkolla nën emrin “Concept Schools” që i përkasin “struktura paralele” (lëvizjes Gylen) ndodhen nën akuzë në SHBA pasi dyshohet se rreth viteve 2003 - 2013 ka shpërndarë 5 milionë dollarë pjesëtarëve të vet, para të marra këto nga mbështetja shtetërore në këtë vend, raporton Anadolu Agency (AA).
Gazeta “Chicago Sun-Times” në shkrimin e fundit për “struktura parallele” shkruan rreth këtij mashtrimi. Sipas kësaj gazete “Concept Schools” që i përket “shtetit parallel” ka marrë 5 milionë dollarë nga shkollat të cilat kishte marrëveshje, para këto që vinin nga fondi i bursave kombëtare dhe u'a ka shpërndarë ato pjesëtarëve të saj.
Sipas informacioneve që gazetari i kësaj gazete ka arritur të marrë thuhet se akoma nuk ka një akuzë zyrtare për shumë persona pjesë e të cilëve është edhe Kryetari i Parlamentit të Illinois të cilët mendohet se janë përfshirë në këtë aferë korruptive. Gazetari thotë se “Concept Schools” është e përfshirë në një aferë korruptive, duke bashkëpunuar me shkollat e tyre që gjenden në këtë rajon.
Ndërkohë programi i bursave të studentëve i cili thuhet se ''strukturat paralele'' kanë përdorur për mashtrim është E-Rate. Ai përdoret për dhënien e nevojave të studentëve për akses në internet, bibliotekë, dhe nevojat të tjera nga shteti.
Zësdhënësi i Zyrës Federale të Hetimit (FBI) në Cleveland tha se për shkak se çështja është në hetim e sipër nuk mund të jepte informacione.
''struktura paralele'' disponojnë 30 shkolla në këtë rajon, pjesë e të cilave janë edhe shkollat të cilat financohen nga shkolla shtetërore e Chicago-s që ka rreth 2 mijë e 200 studentë.
Sipas gazetës “Chicago Sun-Times” thuhet se FBI në vitin 2014 kishte organizuar një bastisje ndaj shkollave “Concept” dhe gjatë kërkimeve në këto firma ishin gjetur dokumente që vërtetonin përfshirjen e tyre në projektin e bursave dhe përkrahjes “E-Rate”.
Ndërkohë edhe sipas përfundimeve të kërkimeve të fundit “Concept” ka shkelur rregullat e tenderimit të “E-Rate”.
Sipas raporteve të Gjykatës thuhet se drejtori i Concept Schools, Sedat Duman ka firmosur formularin e “E-Rete”. Ndërkohë kryetari i Komisionit të Shkencës pranë kësaj shkolle Hüseyin Shane Ülker thuhet se fondet e “E-Rate” ia ka transferuar 3 kompanive të afërta me të.
Ndërsa përfaqësuesi special i zyrës së Kontrollit pranë Departamentit të Arsimit Geofreey Wood thotë se Ülker ka trasferuar 20 mijë dollarë në llogaritë e tre kompanive të afërta me të në një bankë në Turqi e cila quhet “Bank Asya”.
Nga ana tjetër sipas informacioneve të gjykatës thuhet se edhe një nga drejtuesit e vjetër të “Concept Schools”, Mustafa Emanet është përfshirë në këtë aferë korruptive. FBI thekson se ai nuk është arritur të ndalohet pasi ka ndërprerë marëdhëniet me këtë shkollë, por thekson se gjatë një vizite të tij në Turqi është arrestuar pasi është kapur me heroinë.