Ekip
02 Qershor 2020•Përditësim: 02 Qershor 2020
Shpërthimi i një mine në provincën veriore të Afganistanit, Kunduz, shkaktoi vdekjen e të paktën 7 punëtorë të fermave, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i guvernatorit, Esmatullah Muradi për AA tha se incidenti ndodhi në zonën Jungle Bashi të rrethit Khan Abad mbrëmjen e kaluar, kur një pajisje e improvizuar shpërthyese e vendosur nga talebanët goditi një kolonë të punëtorëve të fermave.
"Ishin gjithsej 13 punëtorë të cilët po ktheheshin nga puna në fushat me grurë kur motoçikleta e tyre shkeli minën. Shtatë prej tyre u martirizuan dhe 6 u plagosën", tha ai.
Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin.