Ekip
23 Janar 2021•Përditësim: 24 Janar 2021
Shpërthimi në një shtëpi në Beit Hanoun në pjesën veriore të Rripit të Gazës raportohet se shkaktoi disa të plagosur, njoftoi Ministria e Brendshme e drejtuar nga Hamasi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria tha se ka nisur një hetim për të përcaktuar shkaqet e shpërthimit.
Sipas dëshmitarëve okularë, shpërthimi shkaktoi disa lëndime dhe dëme materiale.
Ministria e Shëndetësisë ende nuk është prononcuar rreth rastit.