Atila Altuntaş
07 Janar 2018•Përditësim: 07 Janar 2018
STOCKHOLM (AA) - Një shpërthim ka ndodhur në stacionin e metrosë në lagjen Varby Gard, në lagjen Huddinge, në jug të kryeqytetit të Suedisë, Stockholm, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të publikuar nga zyrtari i drejtorisë së zjarrfikëses në Södertörn, Lars-Ake Stevelind, është theksuar se një shpërthim ka ndodhur në orët e paraditës.
Një person humbi jetën, ndërsa një tjetër është plagosur në shpërthimin.
Televizioni shtetëror suedez SVT lajmëron se ka ndërruar jetë burri që u plagos rëndë pasi ngriti sendin e dyshimtë.
Policia suedeze ende nuk ka konfirmuar vdekjen e tij. Zëdhënësi i policisë, Sven-Erik Olsson, deklaroi se incidenti ndodhi të dielën në mëngjes jo shumë larg stacionit të metrosë Varby Gard në lagjen Huddinge.
Gjatë shpërthimit të mjetit për të cilin dyshohet se është bombë dore, është lënduar edhe një grua. Tani për tani nuk ka informacione nëse incidenti lidhet me terrorizëm.