Islam Uddin
18 Nëntor 2020•Përditësim: 19 Nëntor 2020
Të paktën 34 persona u plagosën në një shpërthim në provincën qendrore Hunan të Kinës, njoftuan sot mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua, shpërthimi ndodhi në një restorant në qytetin Miluo.
Duke cituar autoritetet lokale, theksohet se restoranti mori flakë pas shpërthimit.
Të gjithë personat e plagosur janë transferuar në spitale, thuhet më tej.
Policia lokale gjeti një bombolë të vogël gazi dhe po heton shkakun e shpërthimit, thuhet në raport.