Davit Kachkachishvili
29 Dhjetor 2022•Përditësim: 30 Dhjetor 2022
Kryetari i Bashkisë së kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, Vitali Klitschko njoftoi se në zona të ndryshme të qytetit kanë ndodhur shpërthime, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një postim nga llogaria e tij në Telegram, Klitschko tha se "Në kryeqytet kanë ndodhur disa shpërthime".
"Në Kiev mund të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. Karikoni telefonat dhe pajisjet e tjera. Depozitoni ujë", tha ai.
Në hapësirën ajrore të Kievit u vërejtën se kaluan në veprim sistemet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës.
Komanda e Forcave Ajrore të Ukrainës deklaroi se forcat ruse kanë kryer sulm me raketa dhe mjete ajrore pa pilot ndaj vendit.