Talha Yavuz
06 Janar 2022•Përditësim: 07 Janar 2022
Një gjykatë në Ukrainë ka vendosur sekuestrimin e pasurisë së ish-presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko, i cili akuzohet për tradhti ndaj atdheut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të Ukrinform, agjencisë zyrtare të lajmeve të Ukrainës, mësohet se Igor Golovan, avokati i Poroshenkos në një deklaratë ka njoftuar se Gjykata Pechersk e Kievit ka marrë vendim për sekuestrimin e gjithë pasurisë së Poroshenkos.
Po ashtu avokati Golovan tha se do të apelojnë këtë vendim.
Poroshenko i cili ndodhet jashtë vendit ishte shprehur se më 17 janar do të kthehet në vend dhe do të bisedojë me kryeprokurorin.
Ish-presidenti Poroshenko akuzohet për "tradhti ndaj atdheut" dhe "financim të terrorizmit", me dyshimet se ka siguruar qymyr për separatistët pro rusë në rajonin Donbas.