Ekip
11 Qershor 2017•Përditësim: 11 Qershor 2017
BARCELONË (AA) – Pjesëtarët e njësisë detare të shpëtimit të Spanjës, sot kanë shpëtuar 54 persona, mes të cilëve edhe dy foshnje, të cilët me varkë tentuan të kalojnë Detin Mesdhe dhe të arrijnë në territor evropian, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i njësisë theksoi se anija në të cilën gjendeshin 13 gra, është vërejtur në ujërat në lindje të Gjibraltarit.
Kryqi i Kuq njoftoi se shtatë migrantë janë dërguar në spital pas mbërritjes në portin në Malaga, të shtunën para mesnatës.
Qindra mijëra migrantë dhe refugjatë tentuan me anije të pasigurta dhe gomone që të mbërrijnë në Evropë në mënyrë ilegale gjatë viteve të fundit. Mijëra prej tyre deri tani kanë humbur jetën në këtë tentativë.