Ekip
09 Shtator 2016•Përditësim: 10 Shtator 2016
CHAMONIX (AA) – Dhjetëra turistë janë shpëtuar, duke përfshirë edhe një fëmijë dhjetë vjeç, pasi kabina e teleferikut u bllokua në lartësi prej 3.600 metrave në Mont Blanc në Alpet, raporton Anadolu Agency (AA).
Ekipet e shpëtimit konfirmuan se turistët janë transferuar të premten në mëngjes në qytetin francez Chamonix dhe atë italian Courmayeur.
Teleferiku u ndal pasi kabllot u ngatërruan në lartësinë prej 3.600 metrave mbi nivelin e detit në Mont Blanc dhe më pas u iniciua aksion i madh për shpëtim.