Burak Bir
11 Prill 2024•Përditësim: 15 Prill 2024
Tre shtetas holandezë kanë humbur jetën në një ortek pranë qytetit turistik Soelden në Alpet austriake, raportojnë mediat, transmeton Anadolu.
Shtatëmbëdhjetë persona nga Holanda ishin në zonë me pushime dhe po ndihmoheshin nga katër udhërrëfyes malorë, raportoi NL Times.
Një tjetër skiator i lënduar është transportuar në një spital në rajonin Zams rreth 40 kilometra nga vendi i ngjarjes.
Autoritetet kanë thënë se grupi ka të ngjarë të jetë kapur në befasi kur blloku masiv i borës dhe akullit të akumuluar është shkëputur.
Orteku ka qenë afërsisht 80 metra i gjerë dhe është shtrirë për 180 metra, afërsisht sa madhësia e dy fushave të futbollit, thuhet më tej në lajm.