Mohamed Hedi Abdellaoui
05 Nëntor 2015•Përditësim: 05 Nëntor 2015
TUNIS (AA) - Shefat e Shtabeve të Përgjithshme të Burkina Faso-s, Nigjerit, Çadit, Malit dhe Mauritanias të cilët përbëjnë Shtetet e G5 Sahel nënshkruan marrëveshje partneriteti për luftë aktive kundër terrorizmit, raporton Anadolu Agency (AA).
Mediat në Mali njoftuan se zyrtarët e shteteve të G5 Sahel janë takuar në kryeqytetin e Burkina Faso-s, Vagadugu ku është nënshkruar marrëveshja e partneritetit për të luftuar kundër ngjarjeve të terrorizmit në rajonin Sahel.
Me marrëveshjen shtetet kanë për qëllim që të sigurojnë koordinim ndërmjet kufijve, të organizojnë operacione ndërkufitare dhe inteligjencë.