09 maj 2022•Përditësim: 09 maj 2022
Ministri libanez i Turizmit, Walid Nassar, ka bërë të ditur se vizita e Papa Françeskut në Liban, që ishte planifikuar për në muajin qershor, do të shtyhet për “aryse shëndetësore”, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Libani ka marrë një letër nga departamentet e Vatikanit që informon zyrtarisht për vendimin për shtyrjen e vizitës së planifikuar të Papës në Liban”, citohet ministri Nassar nga agjencia kombëtare e lajmeve, duke u theksuar se data e re për vizitën do të njoftohet pasi të përcaktohet.
Duke i uruar “shërim të shpejtë”, Nassar tha se “vizitat e huaja dhe takimet e planifikuara në programin e Papa Françeskut janë shtyrë për arsye shëndetësore”.
Për prononcimin e ministrit libanez deri më tani nuk ka ndonjë koment nga Vatikani.
Më 5 prill, presidenca libaneze njoftoi se Papa Françesku do të vizitojë Libanin në muajin qershor.