Barry Eitel
22 Dhjetor 2016•Përditësim: 23 Dhjetor 2016
SAN FRANCISCO (AA) – Shtëpia e Bardhë ka publikuar të mërkurën një raport i cili paralajmëron për ndikimin që inteligjenca artificiale (IA) mund ta ketë mbi ekonominë kombëtare dhe globale, ndërsa gjetjet e raportit flasin se automatizimi në rritje mund të nxis pabarazi, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndërsa pjesa më e madhe e raportit ka një pikëpamje shpresëlënëse për ndikimin pozitiv të IA-së mbi rritjen e ekonomisë, ai ka paralajmëruar se duhet të zbatohen qëndrime agresive në mënyrë që bumi teknologjik kanosës të përmirësojë jetën e të gjithë ne.
“Rritja e ngadalshme e produktivitetit shfaq nevojën për inovacione të reja përfshirë më shumë IA”, deklaroi Jason Furman, në cilësi të kryetareit të Këshillit të Këshilltarëve Ekonomik të Shtëpisë së Bardhë i cili kishte punuar në përpilimin e dokumentit.