Seyit Aydoğan
22 Dhjetor 2016•Përditësim: 22 Dhjetor 2016
HAMILTON (AA) – Një grup personash në qytetin Hamilton të Kanadasë që dominohej nga refugjatë sirianë ka protestuar kundër sulmeve ndaj civilëve në Halep, raporton Anadolu Agency (AA).
Nga 25 mijë sirianët që vitin e kaluar u sollën nga qeveria e Kanadasë, qindra prej tyre që jetojnë në Hamilton kanë vërshuar nëpër rrugët e qytetit për dramën njerëzore në Halep.
Fillimisht grupi është mbledhur në ndërtesën e bashkisë, ndërsa më pas ka dalë jashtë për shkak të ambienteve të pamjaftueshme.
Qindra sirianë të cilët nuk janë larguar nga vendi para bashkisë edhe krahas të ftohtit të madh, për disa orë kanë hedhur slogane në gjuhën arabe dhe angleze kundër Bashar al Asadit dhe mbështetësve të regjimit, Rusisë, Irani dhe Hizbullahut.