Betül Yürük
16 Qershor 2016•Përditësim: 17 Qershor 2016
GJENEVË (AA) - Këshilltari i Staffan de Mistura-s, përfaqësuesit special të OKB-së për Sirinë i cili kryeson takimet e Grupit Ndërkombëtarë Mbështetës të Sirisë (ISSG) dhe sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Refugjatëve të Norvegjisë, Jan Egeland, ka deklaruar se është kapërcyer pengesa psikologjike dhe ajo e dërgimit të ndihmave humanitare në Derajja dhe Duma si dhe ëshët arritur përparim në mbërritjen e ndihmave humanitare. raporton Anadolu Agency (AA).
Egeland në një konferencë për shtyp pas takimit të grupit të punës për qasjen e ndihmave humanitare të OKB-ve tha se "Autokolonat janë gati për të dërguar ndihma për 50 mijë persona në rajonin Waer‘e në periferi të Humus-it, në Afrin i cili ndodhet në veri të Halepit si dhe për 25 mijë persona në rajonin Kafr Batna në periferi të Damaskut."