Hülya A. Gündüzalp
22 shtator 2015•Përditësim: 22 shtator 2015
WASHINGTON (AA) - Komanda Qendrore e SHBA-së, (CENTCOM) ka bërë me dije se grupi prej 70 personash i stërvitur nga ky vend dhe i cili do të luftojë përkrah forcave të Sirisë së Re është dërguar me sukses në frontin e luftës, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate me shkrim nga CENTCOM thuhet se rreth 70 pjesëtarë të Forcave të Sirisë së Re janë dërguar në terren për të luftuar kundër organizatës terroriste DAESH.
Në deklaratë ndër të tjerë thuhet se: “Forcat e Sirisë së Re do të kontribuojnë në ndihmesën ndaj grupeve të tjera që luftojnë kundër DAESH si; kurdët sirianë, arabët suni si dhe grupet e tjera. Forcat e Sirisë së Re nuk do të komandohen nga koalicioni ndërkombëtar. Por ata do të ndihmohen për të pakësuar fuqinë e DAESH dhe për ta asgjësuar njëherë e përgjithmonë këtë organizatë".
Në programin "trajno dhe pajis" marrin pjesë SHBA-ja, Turqia, Jordania, Katari dhe Arabia Saudite. Programi synon që rreth 5 mijë persona në vit të trajnohen dhe të dërgohen në terren, por deri më tani ky program ka mbetur shumë prapa nga synimeve të veta.
Ngadalësimi dhe mos realizimi i programit është kritikuar edhe nga Kongresi Amerikan. Edhe pse SHBA-ja ka vendosur metoda nxitëse si, numri i të interesuarve për këtë trajnim ka rënë ndjeshëm.