Erdal Türkoğlu
25 Maj 2016•Përditësim: 25 Maj 2016
HATAJ (AA) - Në operacionet të cilat në dhjetë ditët e fundit regjimi sirian i ka intensifikuar në Malin Turkmen dhe Xhebel Ekrad të zonës rurale të Latakias, jetën e kanë humbur 71 persona, në mesin e të cilëve ka edhe civilë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave nga burime lokale, njësitet besnike të Asadit i kanë shtuar sulmet në zonën rurale të Latakias që ndodhet në veriperëndim të vendit në kufi me Hatajin.
Njoftohet se regjimi dhe forcat mbështetëse të cilat përveç sulmeve me raketa dhe topa organizojnë edhe sulme tokësore, edhe pse kohë pas kohë kanë marrë nën kontroll disa pika, nuk kanë arritur t'i mbajnë.
Mësohet se në sulm jetën e kanë humbur 71 persona, prej të cilëve 17 në Malin Turkmen, ndërkohë që afër 100 të tjerë janë plagosur.
Gjithashtu bëhet e ditur se 12 persona të cilët janë plagosur si pasojë e sulmeve në dhjetë ditët e fundit dhe të cilët janë sjellë në kufirin e Yayladagi, janë marrë për shërim në Turqi, ku njëri prej të plagosurve më rëndë e ka humbur jetën.
- Regjimi ka pësuar humbje të mëdha