Ekip
25 Maj 2016•Përditësim: 25 Maj 2016
ALBUQUERQUE (AA) - Pretendenti i Partisë Republikane për president, Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së të martën në mbrëmje, ka organizuar tubim në New Mexico i cili përfundoi me dhunë kur protestuesit me bluza të djegura, shishe plastike dhe objekte të tjera hedhnin në drejtim të policisë, ata vazhduan duke përmbysur kontejnerë dhe duke rrëzuar barrikadat e policisë, ndërsa policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe bomba tymi, raporton Anadolu Agency (AA).
Trump ka arritur fitore bindëse në zgjedhjet brendpartiake në Washington, por ky gëzim është prishur në New Mexico, ku demonstratat para qendrës së kongresit Albuquerque ku është mbajtur tubimi eskaloi në dhunë.
Gjatë paraqitjes në tubim të pretendentit republikan, protestuesit kanë ndërprerë disa herë fjalimin e tij duke brohoritur parulla kundër tij dhe mbanin pankarta të cilat pjesëtarët e forcave të sigurisë tentonin ti shmangnin. Në pankarta ndër të tjera, shkruhej: "Trump është fashist" dhe "Mjaft kemi dëgjuar."