Elvir Hociç
19 Mars 2017•Përditësim: 20 Mars 2017
PALMYRA (AA) – Një ekip rus ka filluar me çmontimin e minave në pjesën e vjetër të Palmyras siriane dhe tashmë në ditën e parë janë neutralizuar 120 mjete shpërthyese dhe dy depo me armë të cilat terroristët e DEASH-it i kanë lënë gjatë tërheqjes nga qyteti, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Çmontuesit rusë filluan të pastrojnë pjesët historike dhe vendbanimet në Palmyran siriane. Në ditën e parë gjetën më shumë se 120 mjete shpërthyese dhe dy depo me armë”, tha komandanti i çmontuesve rusë, Valery Odviyenko.
Odviyenko tha se qëllimi i operacionit është që të ruhen pjesët e mbetura të qytetit historik Palmyra dhe shtoi se operacioni do të zgjasë një muaj ose një muaj e gjysmë.
Disa qindra çmontues rusë të minave planifikojnë të kontrollojnë rajonin prej rreth 900 kilometrave, ndërsa tashmë në ditën e parë të operacionit u konfirmua se terroristët e DEASH-it kanë minuar qytetin dhe ndërtimet e tij historike.
Terroristët e DEASH-it morën Palmyran në maj të vitit 2015, ndërsa ushtria siriane e rimori në mars të vitit të kaluar. Megjithatë, terroristët sërish në dhjetor të vitit të kaluar e vendosën kontrollin në këtë qytet, ndërsa forcat siriane dhe ruse sërish e morën në ditët e para të muajt mars.