Levent Tok,Adham Kako,Halit Süleyman
19 Mars 2017•Përditësim: 20 Mars 2017
IDLIB (AA) - Në sulmet ajrore nga forcat e regjimit të Bashar Al Asad-it në qendrën e qytetit veriperëndimor të Sirisë, Idlib, sipas vlerësimeve të para kanë humbur jetën të paktën 8 civilë, ndërsa u plagosën shumë të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).
Yahya Arca, një nga zyrtarët e Mbrojtjes Civile në Idlib, në një deklaratë për AA, tha se avionët e regjimit të Asadit kanë bombarduar një shesh, stadiumin dhe një qendër kulturore në veriperëndim të qendrës së qytetit Idlib.