Hacer Başer
27 Shkurt 2016•Përditësim: 27 Shkurt 2016
STAMBOLL (AA) - Si pasojë e shpërthimit të një autobombe në qytetin Hama të Sirisë jetën e kanë humbur dy persona, ndërsa katër të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Sirisë, SANA në hyrje në lindje të qarkut Selemijje në pjesën rurale të qytetit Hama është organizuar një sulm vetëvrasës me anë të një autobombe. Në këtë sulm mbetën të vrarë dy persona, ndërsa katër të tjerë janë plagosur të cilët janë transferuar në spitalin Selemijje.