Mohamad Misto,Zeynep Hilal Karyağdı
22 Tetor 2015•Përditësim: 23 Tetor 2015
HALEP (AA) - Forcat opozitare në Siri e kanë goditur një seli të forcave të regjimit në vendbanimet rurale të Halep-it me raketa antitank, raporton Anadolu Agency (AA).
Njëri ndër grupet e kryengritësve që lufton në vendbanimet rurale të Halep-it e quajtur si Brigada e shqiponjave malore e kanë goditur Njësinë e komandës operative të ushtrisë së regjimit sirian me raketa antitank të llojit Tow.
Ndërsa në sulmin e forcave të regjimit ka persona që kanë humbur jetën dhe të plagosur, por nuk u dhanë informacione të sakta për numrin e tyre.
Anëtari i Brigadës së shqiponjave malore me pseudonim Ebu Ali i cili ka gjuajtur me raketën, në deklaratën e tij për gazetarin e AA-së tha se në selinë e Komandës operative të forcave të regjimit ishin ushtarët e regjimit, ekspertë rusë dhe iranianë.
"Operacioni me raketë është kryer pas vëzhgimeve serioze", tha Ebu Ali.
Sipas tij, raketa antitanke Tow luajti një rol të rëndësishëm në ndalimin e përparimit të forcave të regjimit në vendbanimet rurale të Halep-it.
"Edhe në ditët e kaluara 7 automjete të blinduara ishin shkatërruar me raketat e këtij lloji", ka thënë anëtari i Brigadës së shqiponjave malore.