Halit Süleyman
01 Dhjetor 2015•Përditësim: 02 Dhjetor 2015
HALEP (AA) - Grupet opozitare në Siri kanë kryer një operacion ndaj forcave të partisë kurde PYD e cila njihet si krahu i armatosur i organizatës terroriste PKK në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
Sulmi i opozitarëve ka ardhur pasi PYD kishte sulmuar rrugën Kastello e cila ndodhet në veri të Halepit.
Sipas informacioneve të gazetarit të AA-së të marra nga burimet lokale në Halep, njësitë opozitare kanë kryer operacion ndaj PYD-së e cila kishte sulmuar rrugën Kastello e hapur në drejtim të rajoneve veriore të vendit.
PYD-ja dhe Xhejsh es-Suvar pësuan humbje të mëdha në përleshjet me opozitarët.