Selen Temizer
23 Dhjetor 2016•Përditësim: 24 Dhjetor 2016
ANKARA (AA) – Rajonet Madaya dhe Zebadani në afërsi të Damaskut që janë nën rrethimin e regjimit të Bashar al-Asadit dhe grupeve të huaja terroriste mbështetëse të regjimit, janë në pritje të fillimit të evakuimit, raporton Anadolu Agency (AA).
Ditën e djashme përfundoi evakuimi reciprok nga Halepi lindor nën rrethimin e regjimit dhe terroristëve të huaj mbështetës të regjimit dhe rajoneve Fua dhe Kefreya që gjenden nën kontrollin e opozitarëve.
Sipas marrëveshjes mes Turqisë dhe Rusisë të arritur më 18 dhjetor, evakuimi në rajonet Zebadani dhe Madaya në afërsi të Damaskut që gjenden nën rrethimin e regjimit dhe milicëve të mbështetës të regjimit, duhet të fillojë menjëherë pas përfundimit të evakuimit në Halepin lindor.
Në kuadër të marrëveshjes së ndërmjetësuar dhe garantuar nga dy shtetet, gjithsej 1.500 persona nga dy rajonet do të kalojnë në Idlibin e kontrolluar nga opozitarët që gjendet në kufi me Turqinë.
Qyteza Zebadani e cila është kalaja e fundit e opozitarëve në rajonin afër kufirit me Libanin, vitin e kaluar kishte spikatur si një nga rajonet strategjike ku ishin zhvilluar luftimet më të ashpra në vend.
Në mënyrë që ta bllokojë rrugën e ndihmave që vinin nga Libani për opozitarët, regjimi mori nën rrethim intensiv nga ajri dhe toka Zebadanin.
Pozita e Zebadanit dhe Madayas
Zebadani ka rëndësi të madhe për opozitarët, meqenëse ndodhet afër rajonit malor në Liban në të cilin jetojnë sunitë që u ndihmojnë atyre. Zebadani ndodhet 45 kilometra në veriperëndim të Damaskut që lidh kryeqytetin me Libanin, ndërkohë që ai ka pozitë të rëndësishme strategjike edhe për regjimin sirian.
Po ashtu, qyteza ka rëndësi jetike edhe për Hezbollahin në Liban, i cili kohë pas kohe shqetësohet nga kalimet e kufirit nga opozitarët.
Madaya, nga ana tjetër, ndodhet në distancë prej 10 kilometrash nga Zebadani. Në të ndodhet liqeni Barada, ndërsa para luftës civile ishte një nga qendrat turistike të vendit. Prej afër dy vitesh, Madaya gjendet nën rrethim nga forcat e regjimit.